Klubi futbollit Gjakova është tronditur me rastin e vdekjes së futbollistit të talentuar Denis Bakalli.
“Njoftojmë të gjithë dashamirët e klubit dhe futbollistët e të gjitha gjeneratave se sot humbi jetën tragjikisht në moshën 17 - vjeçare futbollisti ynë DENIS BAKALLI.
I cili ishte shembull për të tjerët si djalosh i diciplinuar por edhe futbollist shumë i talentuar i Kf.Gjakova.
Ne sot po e priseshim ardhjen e tij në Turneun qe po mbahet në Durrës që t’ju bashkangjitej kolegëve të tij të klubit,
Por neve na erdhë lajmi i trishtimit për ndarjen e hershme të DENISIT ku tragjikisht humbi jetën dhe shprehim ngushëllimet me te sinqerta familjes Bakalli për humbjen e djalit tyre dhe fitoren e sodit djelmoshat Gjakovar ja kushtuan pikërisht DENISIT i cili mbante nr. e fanelës 22 ...
Ne si kryesi dhe staf dhe te gjitha grupmoshat e klubit ngushllojmë familjen BAKALLI.”, njofton KF Gjakova.