FC Drita ka pasur një paraqitje të shkëlqyeshme në Confernece League pasi e eliminoi skuadrën shqiptare nga Tuzi, Deçiç.
Skuadra gjilanase as dy fitoreve në dy ndeshje ndaj Deçiqit, e ka siguruar rrethin e dytë në këtë garë, atje ku do të ndeshet me gjigantin holandez, Feynoord.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka uruar Dritën për këtë sukses, derisa ka përgëzuar edhe Llapin për organizimin e ndeshjes ndaj Shkupit.
Postimi pa ndërhyrje i presidentit të FFK-së, Agim Ademi:
Urime FC Drita kualifikimin në raundin e dytë në UEFA Conference League.
Paraqitja e juaj në dy ndeshjet kundër KF Deçiqit ishte mbresëlënëse dhe i gëzoi pa dyshim jo vetëm tifozët tuaj “Intelektualët” por edhe mbarë opinionin futbolldashës në Kosovë.
Përgëzimet më të mira për futbollistët, shtabin teknik, drejtuesit e klubit dhe për të gjithë tifozët e FC Dritës për këtë arritje, në një situatë jo të lehtë për shkak të pandemisë Covid-19.
Uroj që edhe në raundin tjetër të keni sukses dhe ta përfaqësoni futbollin tonë në mënyrën më të mirë.
uroj që edhe FC Prishtina të ketë sukses në raundin e ardhshëm në UEFA Conference League kundër skuadrës kampione të Uellsit, Connah’s Quay Nomads.
Ndërkaq, KF Llapin e përgëzoj për organizimin dhe për paraqitjen e treguar në debutimin e saj në garat evropiane, me shpresë për suksese tjera në të ardhmen. Jam i bindur se paraqitja e sivjetme në Conference League do t’i shërbejë kësaj skuadre si përvojë e mirë për të ardhmen.
Rikthimi i tifozëve në ndeshjen e sotme në “Fadil Vokrri” ishte një ogur i mirë dhe na dhuroi emocionet e munguara tash e një kohë të gjatë. Njëherësh kjo na jep shpresa për rikthim sa më të shpejtë në normalitet.