Agim Ibraimi nuk është më pjesë e Kukësit. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Instagram”, mesfushori 32-vjeçar ka njoftuar “divorcin” me verilindorët, teksa me shumë gjasa do të vijojë karrierë te kryeqytetasit e Dinamos.
Futbollisti nga Tetova, i cili në të kaluarën është aktivizuar edhe në Serinë A me fanellën e Kaljarit, ka falënderuar drejtuesit e Kukësit për bashkëpunimin.
POSTIMI I AGIM IBRAIMIT:
Dua te ju informoj te gjitheve se nuk jam me pjese e Kukesit.
Kisha nderin dhe kenaqesine te jem kapiteni i kesaj skuadre. Dua te falenderoj F.K Kukesi, familjen Gjici, drejtorin Nexhipi per besimin e dhene dhe te gjithe tifozet per perkrahjen gjate gjithe kohes. Falenderime per trajneret, bashkelojtaret dhe te gjithe bashkepunetoret tjere ne klub.
Sinqerisht, Agimi!!