Leo Messi, më në fund ishte në gjendje të përmbushte ëndrrën e tij të madhe, të fitonte një trofe të madh me kombëtaren argjentinase. E realizoi këtë objektiv me “Copa América”, që u zhvillua kësaj vere në Brazil. Numri 10 demonstroi një gëzim të madh pas triumfit të Albiceleste, diçka që ka qenë e dukshme edhe në rrjetet sociale.
Pasi fitoi “Copa América” e tij të parë, Messi donte të ndante me ndjekësit e tij një fotografi në Instagram, që po thyen rekorde. Më konkretisht, kjo foto është bërë botimi sportiv me më shumë “like” në rrjetin social të lartpërmendur, me 19.4 milionë pëlqime.
“Sa çmenduri e bukur!!! Kjo është e mahnitshme, faleminderit Zot!!! JEMI KAMPIONË!!!!!! #VamosArgentina”, – shkroi Messi për të shoqëruar imazhin në fjalë, në të cilin shfaqet duke përqafuar titullin e “Copa América”.
Në pritje të mbylljes së rinovimit të tij me Barçën, Leo Messi është në Miami me familjen, duke kaluar disa ditë pushimesh. Në parim duhet të ketë lajme në ditët e ardhshme, lidhur me vazhdimësinë e kapitenit në “Camp Nou”.