Klubeve të Serisë A do t’u ndalohet të veshin fanella të gjelbra, duke filluar nga sezoni i ardhshëm 2022-2023.
Rregulli gjithashtu vlen edhe për çorapet dhe pantallonat e shkurtra.
Nëse në fanellë përdoren më tepër se tre ngjyra, atëherë njëra prej tyre duhet të jetë dominuese në gjitha pjesët e veshjes.
Pse u bë ky ndryshim? Kompanitë televizive kanë bërë thirrje për ndryshim pasi ata thonë se ngjyra e fanellave dhe fushës është shumë e ngjashme, dhe kështu ata nuk mund t’i vërejnë lojtarët se ku gjenden, teksa prania e fanellës së gjelbër vështirëson shikimin e ndeshjes.
Ndërkohë në Serie A, vetëm Sasuolo mund të themi se ka ngjyrë të gjelbra në fanellë e parë, ndërsa vitin e kaluar dhe Lazio përdori një ngjyrë neon të gjelbër.
Edhe Atalanta kishte fanellat e dyta me ngjyrë të gjelbër,