Roma dhe Juventusi do të mundohen ta huazojnë mesfushorin e papërdorshëm boshnjak nga Barcelona
Miralem Pjanic mund të rikthehet në Serie A gjatë kësaj vere.
Mesfushori boshnjak nuk e gjeti veten sa duhet në Barcelonë dhe ka ardhur koha për largimin e tij nga “Camp Nou”. Gjiganti katalunas është duke pritur oferta për mesfushorin kreativ.
Sipas mediumit spanjoll “Sport”, Roma dhe Juventusi kanë bërë oferta për 31 vjeçarin. Mirëpo, dy ish-klubet e duan Pjanicin vetëm në formë huazimi pasi nuk duan të shpenzojnë para për kartonin e tij. Pjanic kishte eksperienca të suksesshme në Serie A, por tek Barça ishte i papërdorshëm.