UEFA i beson një tjetër ndeshje në Europë arbitrave të Superiores

Futboll

UEFA i beson një tjetër ndeshje në Europë arbitrave të Superiores

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 18:49
UEFA i beson një tjetër ndeshje në Europë arbitrave të Superiores

Eldorian Hamiti dhe Juxhin Xhaja kanë arbitruar në këto javë të ndeshjeve në Europë.

Koeficenti më i lartë i vështirësisë i takonte Xhajës që vuri drejtësi në përballjen mes Bodo G dhe Legia Varshavë.

Tanimë është radha e Enea Jorgjit për t’u rikthyer sërish në detyrë. Jorgji do të arbitrojë përballjen mes Sochi dhe Kesla në “Conference League”. Sochi është skuadër e cila luan në kampionatin rus të futbollit, ndërsa Kesla vjen nga Azerbajxhani.

Jorgji do të ndihmohet nga Cokaj dhe Avdo, ndërsa Kridens Meta është gjyqtar i katërt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat