Skuadra e Malishevës po vazhdon me përforcime.
Malisheva është duke vazhduar me përforcimin e skuadrës në prag të fillimit të sezonit të ri.
Drejtuesit e Malishevës së fundmi kanë arritur marrëveshje me Edison Mazrekun dhe Abit Salihun.
Mazreku luan në pozitën e mesfushorit ndërsa sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës FC Oberneuland në ligën e katërt të Gjermanisë.
Salihu është mbrojtës qëndror, në të kaluarën ishte pjesë e 2 Korrikut.
Lajmin për dy transferimet e reja e ka bërë të ditur vetë klubi i Malishevës, përmes një postimi në llogarinë e tyre në Facebook.
Kujtojmë që sezoni i ri i Superligës së Kosovës nis më 21 gusht..