Dje u raportua nga mediat turke se futbollisti shqiptar, Ezgjan Alioski, ka arritur marrëveshjen me gjigantin turk, Galatasaray.
“Negociatat midis Ezgijan Alioskit dhe Galatasarajt dështuan”, - raporton "A Sport" turk.
Përkundër faktit se dje u njoftua se Alioski padyshim që do të vazhdojë karrierën e tij në Galatasaray, sot raportohet se negociatat janë ndalur.
Sipas informacionit nga media turke, transferimi u bllokua nga trajneri i Galatasarayt Fatih Terim për shkak të buxhetit që do të "tërhiqej" nga lojtari i kombëtares së Maqedonisë së Veriut.
Alioski dhe Galatasaray thuhet se tashmë kanë rënë dakord për një kontratë katërvjeçare, për një shumë totale prej 10 milion euro.
Terimit nuk i pëlqente kjo, pasi ai nuk ishte dakord që kaq shumë para nga buxheti, rreth 2.2 milion euro në vit, duhet të shpenzohen për mbrojtësin e majtë.
Sipas llogaritjeve, Alioski do t'i kushtonte gjigandit turk një total prej 18 milion euro në katër vite, përfshirë premiat, gjë që nuk ishte e pranueshme për Terimin.