Manchester City ka vendosur në shitje yllin anglez, Raheem Sterling.
Sipas “The Athletic“, trajneri spanjoll, Pep Guardiola nuk llogarit më në shërbimet e Sterling.
Sterling ka kontratë me “Citizens” deri në vitin 2023.
Megjithatë ai nuk pritet të jetë pjesë e ekipit deri në këtë vit pasi skuadra angleze e ka nxjerrë në shitje atë.
Klubet e interesuara për shërbimet e tij duhet të ofrojnë 70 milionë euro për 26 vjeçarin.