Fjalët e para të Elbasan Rashanit si futbollist i Clermont

Futboll

Fjalët e para të Elbasan Rashanit si futbollist i Clermont

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 22:32
Fjalët e para të Elbasan Rashanit si futbollist i Clermont

Elbasan Rashani nga edicioni i ardhshëm do të luajë në kampionatin elitar të Francës.

16/07/2021, 20:51

Rashani është prezantuar te skuadra e cila u promovua në Ligue 1, Clermont Foot 63, shkruan Gazeta Olle. Rashani me Clermont ka nënshkruar për dy sezone, ndërsa shpreson ta jep më të mirën për këtë klub.

“Jam i lumtur që jam këtu, është një sfidë e madhe për mua. Atmosfera është shumë pozitive në klub pas suksesit të vitit të kaluar, kjo më motivon të bëj gjëra të mëdha”.

“Edhe ky sezon duhet të jetë i suksesshëm. Ambicia ime është të bëj gjithçka që klubi të jetë në vendin e duhur”, ka thënë Rashani për ueb faqen e klubit.

Rashani mund të luajë në të gjitha pozitat e sulmit, ndërsa ka lindur në Suedi.

Ai ka bërë karrierë në klube si Brondby dhe Rosenborg. Rashani është nga emrat që gjithmonë ftohet nga përzgjedhësi Bernard Challandes.

28 vjeçari ka luajtur me Kosovës 16 ndeshje dhe ka shënuar tre gola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat