Mbrojtësi shqiptar është duke u stërvitur me skuadrën e parë të Interit.
Hoti është ftuar nga skuadra e parë e Interit në parapërgatitjet para fillimit të sezonit të ri.
Shqiptari është shprehur shumë i lumtur që është grumbulluar me skuadrën e parë të ‘Nerazzurëve’.
“Të jesh këtu është një përvojë e madhe, ka lojtarë të shkëlqyeshëm nga të cilët unë mund të mësojë shumë Jam i lumtur të stërvitem në Appiano Gentile. Shpresoj të mësojë shumë nga De Vrij, i cili është padyshim një shembull për mua”, tha ai.
“Sezonin e kaluar kam luajtur si një mbrojtës qendror në mbrojtjen me tre, por gjithashtu mund të përshtatem me katër. Takohem përsëri në Primavera me Chivu, i cili është një trajner i shkëlqyeshëm, ai tashmë më ka trajnuar në U-17 dhe jam i sigurt që do të jem në gjendje të mësojë shumë prej tij”, shtoi ai.
I pyetur për qëllimet e tij te Interi ai tha: “Fitimi i kampionatit me Inter Primavera, Kupa e Italisë, Youth League, dhe ndoshta debutimi me ekipin e parë”.