Gjykata e Europiane e Drejtësisë nuk do të ngutet për ndonjë vendim të shpejt pasi që UEFA bllokoi formimin e Super Ligës së Europës
Një gjykatë nga Madridi ka kërkuar nga Gjykata Europiane e Drejtësisë nëse konsideron që UEFA e ka thyer apo jo ligjin e BE-së duke ndaluar krijimin e ligës jashtë juridiksionit të UEFA-së, si dhe veprimet e tyre kundër Real Madridit, Barcelonës dhe Juventusit.
Pavarësisht se 12 klube fillimisht kishin nënshkruar për këtë projekt, vetëm tri klubet e lartcekura nuk e kanë prishur marrëveshjen, me klubet e tjera të cilët u gjetën përballë protestave të tifozëve në të gjitha këto vende.
Ata të cilët formuan Superligën janë ankuar në UEFA dhe FIFA si organizata që e kanë monopolizuar futbollin dhe kanë kërkuar zgjidhje të shpejt. Megjithatë Gjykata Europiane e Drejtësisë ka kohë që të jap një mendim deri më 18 tetor.