Juventus është në kërkim të një sulmuesi.
Gabriel Jesus, i cili pritet të largohet nga City, pëlqehet shumë nga bardhezinjtë, por në orët e fundit kanë filluar të qarkullojnë zëra nga Franca për Mauro Icardi-n.
Sipas footmercato.net, Massimiliano Allegri ka informuar përfaqësuesit e Icardi-t, të kryesuar nga Wanda Nara, se e do argjentinasin në Torino.
Ish-kapiteni i Inter-it, i cili nuk është më pjesë e planeve të klubit dhe trajnerit Pochettino, ka dhënë pëlqimin e tij për t’u kthyer në Itali.
Mbeten për t’u kuptuar shifrat dhe formulën e operacionit me parisienët. PSG synon të përfitojë një shifër të lartë, Juventus mund të ofrojë një këmbim me Cristiano Ronaldo-n.