Paris Saint Germain nuk e ka ndërmend të ndalet këtë sezon.
Sipas “Calciomercato.it”, skuadra franceze, Paris Saint Germain është gati të bëjë hapin e radhës.
Pas transferimit të Achraf Hakimit dhe Gianluigi Donnarummas, ata kanë hedhur sytë nga Joaqiun Correa i cili angazhohet tek Lazio.
Në fakt, parisienët kanë në mendje një ide shkëmbimi, pasi çmimi i Correas është i lartë.
Ideja e PSG-së është fillimisht të ofrohet Sarabia plus 18 milionë euro për ta sjell Correan në “Parc des Princes” gjatë sezonit të ardhshëm.
Sipas artikullit, Lazio është i interesuar për një shkëmbim të tillë, pas ardhjes së Felipe Anderosn tek “Biancocelestët”..