Trippier vendos të rikthehet në Angli

Futboll

Trippier vendos të rikthehet në Angli

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 11:23
Trippier vendos të rikthehet në Angli

Pas dy sezonesh me fanellën e Atleticos së Madridit, Kieran Trippier ka vendosur të rikthehet në Angli dhe ka nisur kontaktet me Manchester United, klub që ka shfaqur interes të fortë për ta transferuar në “Old Trafford”.

Anësori që më shtator do të festojë ditëlindjen e 31-të, ka zbuluar për shokët e tij në përfaqësuesen angleze se dëshiron rikthimin në Premier League dhe se ka një marrëveshje me Manchester United, por tashmë duhet që dy klubet të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Trippier iu bashkua Atleticos verën e 2019-ës dhe firmosi një kontratë 3-vjeçare, duke u bërë i pari anglez që vesh fanellën e Los Colchoneros, teksa sezonin e fundit luajti plot 35 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe u shpall edhe kampion në La Liga.

Megjithatë tani dëshiron rikthimin në Angli dhe Atletico është gati të pranojë shitjen kundrejt një shifre modeste prej 7-8 milionë eurosh, për të mos e humbur me parametra zero një vit më vonë, kur i mbaron edhe kontrata.

Nga ana tjetër drejtuesit e Manchester United kanë një akord paraprak me futbollistin dhe i kanë premtuar atij kompletimin e transferimit, por fillimisht janë përqendruar të sjellin në “Old Trafford” francezin Raphael Varane, për të cilin po negociojnë me Realin e Madridit prej javësh.

Nëse transferimi i Trippier te “djajtë e kuq” do të përfundojë me sukses, atëherë Ole Gunnar Solskjaer do të propozojë në formacion të njëjtët mbrojtës krahu që luajtën edhe për Anglinë, pra 31-vjeçarin nga Bury dhe Luke Shaw, të cilët bënë paraqitje mjaft të mirë edhe në Euro 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat