Dështojnë kontrollët për futbollistin.
Mbrojtësi i majtë i Monacos, Fode Ballo-Toure ishte paraparë që të arrinte sot në Milano dhe të përfundonte testet mjekësore në klinikën “La Madoninna” ku më pas do të zyrtarizohej si lojtari më i ri i “Rossonerëve”.
Mirëpo kjo gjë nuk do të ndodhë, pasi vizita e tij mjekësore është anuluar.
Shkak për këtë gjë është se ende disa gjëra nuk janë finalizuar ndërmjet klubeve që do të lejonin futbollistin të bënte testet e nevojshme me lirshmëri të plotë.