Tashmë është zyrtare, Olivier Giroud është lojtar i Milanit.
Pas vizitave mjekësore dhe firmës në kontratë ditën e djeshme, tani erdhi dhe zyrtarizimi i klubit të Milanit ku me anë të një komunikate zyrtare ka prezantuar kampionin e Botës me Francën në vitin 2018 dhe kampionin e Botës me Chelsean këtë sezon në Champions.
Sulmuesi francez ka firmosur një kontratë 3-vjeçare dhe zyrtarisht do të sfidojë “mallkimin” e numrit “9” tek Milani.
Gjatë sezonit të kaluar, 34-vjeçari u aktivizua në total me Chelsean në 29 ndeshje duke realizuar 10 gola.