Hakimi alarmon PSG, infektohet me Covid-10.
Achraf Hakimi rezultoi pozitiv për Covid-19 dhe për këtë arsye u fut në karantinë (izolim)
Ish-lojtari i Interit, i cili së fundi është bashkuar me PSG, nuk do të marrë pjesë në miqësoren kundër Chambly, të planifikuar për sot në “Camp des Loges”.
Marokeni, kampion i Italisë me Interin në Serie A, sezonin e fundit, u ble nga parizienët për 60 milionë euro, plus bonuse. Ai kishte pasur probleme me koronavirusin edhe në tetor.