Klubi i futbollit i Ohrit prezanton Albin Ramadanin, Jusuf Aliun dhe Kristijan Petkoskin si anëtarë të rinj.
Dyshja Ramadani-Aliu në Ohër vijnë nga Vëllazërimi i Kërçovës, ndërsa Petkoski nga Voska Sport.
Ramadani dhe Aliu janë mesfushor. Me sjelljen e Ramadanit, Aliut dhe Petkoskit, Ohri arriti numrin në gjashtë lojtarë të rinj. Më parë, "peshkatarët" u përforcuan me Igor Kleckaroski, Murat Adili dhe Sasho Shoposki.
Në fillim të kësaj jave, Ohri filluan përgatitjet për sezonin e ri, dhe klubi paraqiti planin për ndeshjet miqësore.
"Peshkatarët" do të luajnë shtatë ndeshje testuese me ekipe nga Liga e Parë, e Dytë dhe e Tretë e futbollit maqedonas.