Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka vetëm edhe një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale me “Zonjën e Vjetër”.
Ylli portugez Cristiano Ronaldo si duket do të mbetet tek gjiganti italian Juventusi, ku do të fillojë bisedimet për të vazhduar të ardhmen e tij në stadiumin “Allianz”, raporton “Gazzetta dello Sport”.
Pavarësisht spekulimeve që skuadrat si ajo e Paris Saint-Germain dhe Manchester United kanë shprehur interesim serioz në 36 vjeçarin, ai pritet që të rinovojë kontratën e tij edhe për një vit tjetër, duke pranuar edhe ulje të pagës.
Ronaldo vazhdon të lidhet me një transferim larg Juventusit, ku shumë skuadra evropiane, si dhe ato nga Liga e Amerikës MLS, janë në kërkim që të sigurojnë shërbimet e tij.
Sezonin që lamë pas, Ronaldo në 44 paraqitje për skuadrën e Juventusit, në të gjitha garat ka regjistruar 36 gola dhe katër asistime.