Tifozët besnik të skuadrës së Feronikelit, “Tigrat e Zi” kanë dalur me një kërkesë publike.
Tifo grupi i skuadrës nga Drenasi kërkon dorëheqjën zëvendës Presidentit të klubit, Ragip Veselit.
“Kerkes për ty Ragip Veseli. Në emer të gjithë tifozve Tigrat E Zi dhe sipmatizatnve të FC Feronikelit kerkojm nga ti qe ta lirosh klubin tonë të zemres, sepse klubi për neve është një dashuri”, thuhet fillimit në kërkesën e tyre.
Tutje, “Tigrat e Zi” kërkojnë nga presidenti i klubit, Naser Ramaj të veprojë në rast se Veseli nuk largohet nga pozita pas kërkesës së tyre.
“Nese ti Ragip Veseli nuk e liron klubin pas kerkeses tonë kerkojm edhe nga Presidenti i Klubit Naser Ramaj qe të largoj nga posti i klubit, qdo kerkes e jonja është për të miren e klubit, Presidenti jonë e ka plotsuar qdo kerkes tonën besojm qe edhe kete kerkes ta dergoj në fund”, thuhet në kërkesën e tifo grupit.