Fabio Cannavaro, mbrojtësi i fundit që ka arritur të fitojë Topin e Artë, ka folur për qendërmbrojtësin më premtues sot për sot në botën e futbollit.
Fjala është pët talentin e Juventusit, De Ligt.
Sipas ish futbollistit të Zonjës së Vjetër e Real Madridit, De Ligt shpejt do jetë më i miri në botë.
“De Ligt? Po të isha me të për një kafe do i thojë të qëndrojë i qetë dhe të vazhdojë të punojë”, tha Cannavaro.
“Nga sa kam parë nga ai mund të them se është një profesionist i shkëlqyer”.
“De Ligt ka shumë për të dhënë. Më besoni: Ai është në vendin e duhur dhe do bëhet një nga më të mirët në botë”.