City gati të përfitojë

Futboll

City gati të përfitojë

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 16:24
City gati të përfitojë

Në ndeshjen e fundit të sezonit të shkuar Harry Kane përshëndeti tifozët e Tottenhamit çka sigurisht u interpretua si shenjë e qartë e lamtumirës së tij. Lojtari që nuk ka fituar asnjë trofe me “Spurs”-at, edhe pse ka shënuar 221 gola në 336 ndeshje, kërkon një tjetër klub në mënyrë që, më në fund, pasi individualisht është shpallur 3 herë golashënues i Premier League-s, të fitojë edhe një trofe ekipor.

Manchester City është klubi që ka shfaqur më shumë interes ose për të qenë më tw saktë është klubi që ka më tepër mundësi financiare për të paguar kartonin e 27-vjeçarit.

Përflitet se “Sky Blues” janë gati të shtojnë dhe më tepër ofertën fillestare prej 116 milionë eurosh, ofertë që është refuzuar nga Tottenhami, me klubin londinez që pretendon rreth 175 milionë euro.

Vetë kapiteni i “Spurs”-ave është i bindur për t’u larguar aq sa raportohet se nuk do të paraqitet në stërvitje me Tottenhamin në fund të këtij muaji, teksa, në anën tjetër, City pret të arkëtojë diçka nga shitjet e mundshme të Bernardo Silvës e Gabriel Jesusit për ta shtuar ofertën që do t’i paraqesë Tottenhamit. Klubi i “gjelave” nuk pranon asgjë tjetër,  asnjë karton futbollisti, por vetëm para për të lejuar largimin e “uraganit” Kane. Sulmuesi ka kontratë deri në vitin 2024, por duket shumë e vështirë që ai të vijojë tek Tottenhami, sepse  për të aventura e tij me skuadrën londineze është konsumuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat