Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi ka dalë pozitiv me koronavirus dhe aktualisht është në izolim.
Ish mbrojtësi i Interit doli pozitiv përpara përplasjes së “Nerazzurrëve” me Borussia Mönchengladbach edhe në tetor të vitit 2020.
Por, përfaqësuesi i Marokut atëherë doli negativ vetëm një ditë më vonë dhe kështu u parandalua të luante nga UEFA.
“L’Equipe” raporton se mesfushori maroken dhe 18-vjeçari Edouard Michut kanë dalë pozitiv me COVID-19 dhe janë vendosur në izolim.
Hakimi u transferua nga Interi për rreth 70 milionë euro në PSG.
Ai luajti ndeshjen e tij të parë për gjigandët francezë të mërkurën, në një miqësore kundër Le Mans, ku ai kontribuoi me një asist në fitoren 4-0.
22-vjeçari pritej të luante kundër Chamblyt dhe duket se do të humbasë edhe ndeshjet kundër Augsburgut dhe Genoas javën tjetër.