Një episod i rrallë dhe jo i mirë ka ndodhur në stërvitjen e Lazios ta mbajtur sot nën urdhrat e trajnerit të ri Maurizio Sarri.
Tifozët e kësaj skuadre të pranishëm në tribuna reagonin me vërshëllima sa herë që topi shikonte te sulmuesi nga Kosova Vedat Muriqi dhe kjo e ka irrituar trajnerin toskan.
Ai nuk dëshironte të dëgjonte kritika ndaj sulmuesit Vedat Muriqi në “Auronzo di Cadore”.
Ascoltate! pic.twitter.com/3vpiqvA6Ec
— Francesco ??? (@fracortellessa) July 17, 2021
Siç shihet në një postim në faqen e tifozëve të Lazios, “Fracortellessa” në Twitter, trajneri 62-vjeçar italian refuzoi të pranojë reagimet kundër sulmuesit 27-vjeçar dhe shkoi afër tyre dhe ua tërhoqi vërejtjen duke u thënë:
“Nëse dëgjoj vetëm edhe një fjalë drejt Muriqit, do t’iu detyrojë të largoheni nga këtu.”
Tifozët e Lazios iu përgjigjën mirë kësaj kërkese të trajnerit, duke brohoritur dhe duke duartrokitur.