Klubi anglez Arsenal i ka caktuar çmimin mbrojtësit Hector Bellerin.
Sipas ‘The Sun’, Arsenal ia ka vendosur çmimin e shitjes Bellerinit.
Raportohet se ‘Topçinjtë’ po kërkojnë rreth 18 milionë euro për ta lënë të lirë të largohet mbrojtësin e tyre.
Interesim për spanjollin ka shprehur skuadra e Interit, por ‘Nerazzurët’ nuk janë të gatshëm ta blejnë kartonin e plotë të tij, gjiganti italian po ofron huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit.
26-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 35 paraqitje me fanellën e ‘Gunners’ në të gjitha garat duke realizuar një gol dhe katër asistime.