Erling Haaland ka deklaruar se ai është duke pritur të punojë me trajnerin e tij të ri te Borussia Dortmundi.
Sulmuesi ka qenë subjekt i interesit nga Chelsea, por klubi gjerman mbetet i vendosur për ta mbajtur atë.
“Unë fola pak me trajnerin e ri Marco Rose. Unë e njoh atë nga më parë, sepse kisha gjashtë muaj me të në Salzburg. Ai është një djalë i mirë dhe mezi pres të punoj me të.”
“Blutë” e Londrës thuhet se po përgatisin një ofertë prej rreth 150 milionë euro për ta bindur Dortmundin që ta pranojë largimin e tij.