Bayern, nis me një humbje befasuese

Futboll

Bayern, nis me një humbje befasuese

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 19:00
Bayern, nis me një humbje befasuese

Bayern Munich është mundur 3-2 nga Koln në ndeshjen e parë përgatitore për sezonin e ri.

Bavarezët e kanë nisur mirë ndeshjen, duke shënuar pas vetëm 7 minutash me Sieb, por Thielmann (19′) dhe Uth (26′) kanë përmbysur gjithçka për Koln.

Zirkzee (33′) ka barazuar përkohësisht për bavarezët, ndërsa goli që ka vendosur takimin është shënuar përsëri nga Uth (56′).

Julian Nagelsmann ka punë për të bërë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat