Në hall

Futboll

Në hall

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 19:40
Në hall

Afrimi i Xhixhi Donarumës vetëm i ka hapur më shumë telashe PSG-së e cila tanimë më numëron në ekipi e parë plot 9 portierë.

Kejlor Navas është momentalisht emri më i preferuar për portën e parisienëve dhe zgjedhje e parë e trajnerit Poçetino, por afrimi i Donarumës mund të sjellë një konkurrencë të mundshme në skuadër.

Pas këtyre vijnë menjëherë emra portierësh si Serxhio Riko dhe Alfonso Aerola të cilët kanë bërë paraqitje mjaft të mira kur ju është dhënë mundësia.

Pjesa tjetër janë talente të cilët shikohen si me perspektivë në skuadër, Marsin Bulka, Lukas Lavale, Denis Franki dhe Garisone Inosent ndërsa Aleksandre Letelie është 30-vjeç dhe mban rolin e portierit të 3-të në skuadër.

Me të vërtetë një hall i madh për PSG-në e cila duhet të shikojë të menaxhojë kontingjentin e skuadrës pas afrimit të Donarumës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat