Krerët e klubit të Juventusit dhe Cristiano Ronaldo synojnë të diskutojnë për një zgjatje të kontratë në javët e ardhshme.
Sipas gazetarit të njohor, Nicolo Schira, palët do të zhvillojnë bisedime për një kontratë të re e të vlefshme deri më 2023.
Sipas kontratës së re, paga e Ronaldos mund të ndryshojë. Sulmuesi portuges mund të ndryshojë, të ulet nga 31 milionë euro në vit, në 20 milionë.
Kontrata aktuale e 36-vjeçarit me “Zonjën e Vjetër” skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm.
Ronaldo në sezonin e fundit shënoi 29 gola me Juventusin.