Ndeshjet e para të raundit të dytë kualifikues në Conference League do të luhen të enjten e 22 korrikut.
Pas eliminimit të Struga TL, Shkupi dhe Shkendija nga Tetova, do të garojnë në rrethin e dytë.
Shkëndija pas debaklit nga Mura në kualifikimet e Champions League, "u zhvendos" në CL në raundin e dytë kualifikues.
Shkupi mirëpret ekipin e Santa Clara nga Portugalia, ndeshja do të luhet në Arenën Kombëtare ‘Todor Proeski" nga ora 20:00 dhe gjyqtar do të jetë Kai Eric Sten nga Norvegjia.
Ndërsa kampioni i Maqedonisë së Veriut, Shkendija do të luajë në Riga me ekipin me të njëjtin emër nga Letonia.
Kjo ndeshje fillon në orën 19:00. Tetovarët do të gjykohen nga gjyqtarët e Republikës Çeke, dhe kryesor do të jetë Ondrej Pecanec.