Evertoni ka treguar interesim për mbrojtësin e Barcelonës Clement Lenglet.
Sipas mediave angleze, Everton është shumë e interesuar për transferimin e Lenglet gjatë afatit kalimtar të verës.
Raportohet se sot ka pasur takime mes drejtuesve të klubit anglez dhe atyre të Barcelonës për gjetjen e një formule për transferimin e mbrojtësit në Angli.
Everton thuhet se po e kërkon francezin në formë huazimi për një vit me detyrim blerje në fund të sezonit, në anën tjetër ‘Blaugranët’ duan ta shesin duke marrë parasysh gjendjen e vështirë financiare.
26-vjeçari, nuk ka kaluar periudhë të mirë në Spanjë sezonin e kaluar, dhe ishte shumë i kritikuar për paraqitjet e tij, futbollisti është i interesuar për një aventurë të re.