Rey Manaj drejt Portugalisë

Futboll

Rey Manaj drejt Portugalisë

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 23:43
Rey Manaj

Rey Manaj do të largohet nga Barcelona dhe sipas të gjitha gjasave e ardhmja e tij do të jetë në Portugali.

Sulmuesi shqiptar, pjesë e Barcelonës B, pritet t’i bashkohet ekipit të Famalicaos sezonin e ardhshëm. Klubi portugez, sipas mediave të huaja, ka arritur marrëveshjen me Barcelonën për huazimin e sulmuesit 24-vjeçar shqiptar.

Në fund të sezonit, në fakt, Famalicao do të ketë opsionin e blerjes së kartonit të futbollistit i cili shkëlqeu me Barcelonën B sezonin e kaluar.

Rey Manaj luajti në 22 ndeshje dhe shënoi 14 gola duke e rritur vlerën e tij në treg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat