Kieran Trippier është parë në Cheshire duke kërkuar të blejë një shtëpi afër stadiumit të Manchester United-it, “Old Trafford”, sipas The Sun.
Djajtë e Kuq janë të interesuar që ta transferojë mbrojtësin e Atletico Madrid-it gjatë këtij afati kalimtar veror.
Ish-ylli i Tottenham Hotspur-it ka dy vjet që luan te Atletico Madridi me të cilët u shpall kampion i Spanjës sivjet.
Ndërkaq, sa i përket shtëpisë, raporti thotë që ai në të vërtetë mund ta blejë shtëpinë e sulmuesit të Manchester City-t, Raheem Sterling.