Pas transferimit te PSG, Gran Capitan ka lënë një boshllëk të madh te Los Blancos dhe, njëkohësisht, edhe fanella e tij me numrin 4 është liruar.
Një fanellë që askush nuk e ka kërkuar për shkak të peshës që ka dhe për të respektuar lamtumirën e një lojtari që nga 2005-a e deri në vitin 2021 ka shkruar historinë e klubit blanco.
E njëjta gjë ka ndodhur te Spanja pas mungesës së grumbullimit të Sergio Ramos në Europian.
Asnjë lojtar nuk e ka marrë fanellën me numrin 15 që kapiteni e ka zgjedhur në nder të të ndjerit Antonio Puerta.
Askush nuk guxon të kërkojë numrat e mbrojtësit legjendar.