Barcelona po vlerëson idenë që t’i luajë ndeshjet e shtëpisë në stadiumin ‘Johan Cruyff’ në Sant Joan Despi për shkak se Camp Nou do të jetë i mbyllur për një vit për t’u rindërtuar.
Këtë e raporton e përditshmja spanjolle Mundo Deportivo.
Drejtuesit e klubit kanë zhvilluar disa takime me bashkinë për të vlerësuar të mirat dhe të këqijat e transferimit në stadiumin olimpik ‘Lluís Companys’, alternativa e parë e vënë në tavolinë, por që për momentin ka disa probleme sepse impianti ka nevojë për investime.
Edhe fusha duhet të ribëhet, ndërsa ‘Johan Cruyff’ është i përshtatshëm për futbollin profesionist.