Pas ndeshjeve në turin e parë kualifikues në Champions League të cilat i kaloi në stol, mbrëmja e djeshmee ka gjetur Ernest Muçin në fushën e lojës.
Si rrallë më parë me Legian sulmuesi shqiptar është preferuar titullar në Suprkupën e Polonisë.
20-vjeçari ka luajtur për 58 minuta, ndërsa më pas është zëvendësuar nga trajneri. Sfida është mbyllur në shifrat 1-1, me Legian që barazuan rezultatin vetëm në minutat e fundit, shkruan sportekpres nga Tirana.
Megjithatë në fund nuk arritën të ngrinin në duart e tyre Superkupën e Polonisë, teksa lojtarët e Rakowu treguan më të saktë nga pika e bardhë e penalltive.