Sulmuesi i njohur i Wolvesit, Raul Jimenez u riktheu në fushën e blertë pas 8 muajsh mungesë.
30-vjeçari ishte në fazë rikuperimi, pas një dëmtimi të rëndë që mori në pjesën e kafkës.
Në nëntor të vitit 2020-të, meksikani, gjatë një ndeshjeje të Premier Ligës, pësoi një përplasje të frikshme, duke dëmtuar kokë.
Që nga ajo kohë, meksikani nuk ka luajtur më, teksa më fat të mirë, më e keqja u la pas, ndërkohë që sulmuesi, u rikthye ditën e djeshme gjatë miqësores ndaj Creues, teksa mbante në kokë një mbrojtëse.
Bomberi 30-vjeçar qëndroi në fushë 34 minuta, teksa më pas i la vendin Patrik Kutrones.