Sipas mediave në Shqipëri, Jeton Beqiri është gati të promovohet si trajner i skuadrës Bylisi nga Ballshi, një ekip që garon në ligën e dytë të Shqipërisë.
Beqiri dhe menaxhmenti i kësaj skuadre janë në negociata përfundimtare dhe pritet që vetëm detajet të qartësohen, në mënyrë që Beqiri të ulet zyrtarisht në stolin e trajnerëve të kësaj skuadre.
Kujtojmë që Beqiri tashmë ka punuar si trajner në Shqipëri, si ndihmësi i parë i Shpëtim Duros në ekipin e Flamurtarit të Vlorës.
Beqiri deri më tani në karrierën e tij, edhe pse i ri, ka punuar me sukses në disa klube, Drita Bogovinë, Shkëndijë, pastaj në Renova, Struga Trim Lum.