Me 22 dhe 29 korrik luhen ndeshjet kualifikuese të rrethit të 2-të në Conference League në futboll.
Shkëndija dhe Shkupi do të përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në këtë garë, pasi që Struga TL dhe Sileks u eliminuan në raundin e 1-rë kualifikues.
Siç dihet Shkëndija pas humbjes nga Mura në kualifikimet në Champions League, "kaloi" në Conference League, ku do të ndeshet Rigën nga Letonia.
Ndërsa Shkupi do ta ketë një detyrë më të vështirë, e pret dueli ndaj Santa Clara.
Shkëndija dhe Shkupi të hënën do të zbulojnë rivalët e mundshëm ose eventualë për raundin e 3-të kualifikues. Gjegjësisht, më 19 korrik në Nyon, do të mbahet shorti për raundet e treta kualifikuese.