Ronald Koeman, trajneri Barcelona-s, ka folur për rinovimin e Lionel Messi-t dhe ka konfirmuar qëllimet e tij për Pique, Busquets dhe Jordi Alba.
“Messi është shumë i rëndësishme për ne dhe për lojën që bën. Ai është kapiteni dhe është një shembull”, ka thënë Koeman.
“Topi i Artë? Është kandidati kryesor për Topin e Artë për sezonin e madh që ka bërë dhe për fitoren e Copa America”, ka thënë holandezi për Messi-n.
Në lidhje me veteranët e tjerë të Barcelona-s:
“Lojtarët veteranë e kanë një vend në ekip, e kanë treguar vitin e kaluar dhe është e rëndësishme që të jenë me ne. Në një klub si Barcelona duhet të ketë një ekuilibër mes lojtarëve me eksperiencë dhe të rinjve”, ka përfunduar Koeman.