Tifozët e Lazios sulmojnë Hysajn!
Debutim i hidhur për Elseid Hysajn në rrjetet sociale si lojtar bardhekaltër.
Mbrojtësi shqiptar, i ngacmuar nga shokët e skuadrës në atë që është kthyer në një traditë për blerjet e reja tashmë, ka kënduar “Bella Ciao”, një këngë që nuk përputhet me bindjet politike të tifozerisë së Lazio-s, të cilët kanë sulmuar lojtarin në rrjetet sociale.
“A e di se nuk është në Livorno?” dhe “Më mirë të luajmë me 10 lojtarë” kanë qenë vetëm disa nga reagimet.