Milani ka mirëpritur afrimin e pestë në këtë merkato vere. Bëhet fjalë për mbrojtësin francez, Balo-Ture.
Ai vjen nga Monaco dhe luan si mbrojtës i majtë, teksa do të përfitojë rreth 4 milionë euro plus bonuset.
24-vjeçari ka firmosur kontratë 4-vjeçare deri në qershor të vitit 2025 dhe do të mbajë fanellën me numrin 5.
Balo-Ture, sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës franceze Monaco, ku zhvilloi 29 paraqitje duke bërë pesë asistime. Francezi pritet të përdoret si opsion në krahun e majtë të mbrojtjes në rast mungese të Teo Hernandez.