Klubi italian po përballet me probleme të shumta.
Në ditët e fundit kanë ‘shpërthyer’ rastet e infektuar me virus në skuadrën e Spezias.
Klubi dje informoi se janë infektuar gjashtë futbollist dhe një anëtar i stafit.
Ndërsa në analizat e bëra sot kanë rezultuar edhe dy lojtar tjerë pozitiv me COVID-19.
Skuadra italiane ka ndërprerë parapërgatitjet që ishin duke i bërë para fillimit të sezonit të ri, dhe janë futur të gjithë në izolim.
Futbollistët janë duke u stërvitur vetëm individualisht në mënyrë që të ruajnë formën fizike.