KF Ferizaj pajiset me Defibrillator

Futboll

KF Ferizaj pajiset me Defibrillator

Nga: K. G. Më: 18 korrik 2021 Në ora: 16:53
KF Ferizaj pajiset me Defibrillator

Klubi i futbollit Ferizaj po organizohet në çdo aspekt që të jetë gati për edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës. Klubi është pajisur edhe me Defibrillator, që është domethënëse. 

Presidenti i klubit, Lulzim Abazi, po orvatet që të kompletojë klubin në të gjitha pikëpamjet, që mos t’i mungojë asgjë futbollistëve. 

“Klubi ynë pajiset me Defibrillator.
Me kërkesen e doktorit të klubit, Dr.Hajdin Lata klubi ynë është  paisur me Defibrillator. 

Defibrillator është një pajisje portabel, që e kontrollon ritmin e çrregulluar të zemrës. Kjo pajisje do të shërbejë për sulmet e mundshme të futbollistëve në zemër, kjo pajisje kishte shpëtuar jetën edhe të futbollistit të kombëtares së Danimarkës, Christian Eriksen. 

Defibrillator i jashtëm automatik (AED) 

AED është paisje portabel që e kontrollon ritmin e çrregulluar të zemrës, e cila zbaton goditje elektrike në zemër për të ri-vendosur një ritëm normal.  Defibrillator përdoret për trajtimin e arrestit të pa pritur kardiak.

Vdekja e pa pritur e zemrës janë gjendje në të cilën papritmas ndërpritet puna e zemrës dhe kjo ndodhë kur gjaku ndalon rrjedhjen në tru dhe organet tjera vitale. 

Përdorimi i AED tek një person, i cili ka pësuar vdekje të pa pritur të zemrës, mund ta shpëtojë jetën e tij. 

Klubi ynë çdo ditë e më shumë eshte duke u organizuar me kujdes në të gjitha aspektet, që të jemi një klub me kushte optimale për punë”, njofton KF Ferizaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat