Futbollisti nga Kosova, Astrit Selmani, shënon për fitoren e skuadrës së tij, Hammarby, me rezultat 2:0 ndaj Orebro-s vendase.
Në minutën e parë Accam asistoi për bukuri deri të Selmani i cili i vetëm me portier godet bukur në shtyllën e dytë të djathtë, 0:1.
Në minutën e 69-të, Jeahze vulos fitoren në 0:2.
Selmani u paraqit 87 minuta duke dhënë maksimumin për skuadrën e tij.
Pas javës së 11-të në elitën e futbollit suedez, Hammarby renditet në pozitën e 4-të me 18 pikë apo me 5 fitore, 3 barazime e 3 humbje dhe Orebro në vend të fundit (i 16-ti) me 7 pikë ose me 2 fitore, 1 barazim dhe 8 humbje.