Williams Martinez, futbollist nga Uruguaj, është gjetur i vdekur në banesën e tij.
Trupi i tij i pajetë u gjet të shtunën në mëngjes dhe sipas vlerësimeve të para, ai dyshohet për vetëvrasje, raportojnë mediat e Uruguajt.
Martinez ishte anëtar skuadrës së divizionit të dytë, Villa Teresa, dhe ai dikur ka luajtur për skuadrën angleze WBA.
“Ne jemi të tronditur nga vdekja e Williams Martinez, ne i shprehim ngushëllimet tona familjes dhe miqve të tij”, - njoftoi Federata e Futbollit të Uruguajt.
38-vjeçari ka luajtur edhe një ndeshje për kombëtaren e Uruguajt.