Një fans i Juventusit ka provuar të provokojë sulmuesin belg, Romelu Lukaku.
Tifozi i Juventusit i tha Lukakut nëse “ka dalë akoma nga xhepi i Chiellinit” , duke iu referuar fitores së Italisë ndaj kombëtares belge.
Sulmuesi i Interit nuk e la pa ia kthyer ‘thumbin‘ atij.
Ai i tha se është i lumtur me triumfin e Italisë, por ia rikujtojë atij se Interi është kampion në fuqi në Serie A.
“Italia fitoi dhe unë jam i lumtur për ju, me të vërtetë… por kampionët e Italisë, jemi ne Inter, kujtoje këtë“, iu përgjigj Lukaku.
