A&N ka vazhduar me përforcime për edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës.
Skuadra prizrenase ka zyrtarizuar futbollistin nga Bregu i Fildishtë, Noumoufa Diarra.
Lojtari në fjalë edicionin e kaluar ka qenë pjesë e FC Dardanës ku kishte pasur paraqitje shumë të mira.
Gjithsesi në prezantimin e tij zyrtar, klubi prizrenas nuk ia ka përmendur emrin, pasi për këtë ka bërë një lojë shpërblyese për tifozët e tyre.